Gjermania skeptike për korrigjimin e kufijve NULL NULL 19.09.2018 14:06 19.09.2018 14:06 Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas rikonfirmoi sot qëndrimin e shtetit të tij kundër idesë së“korrigjimit të kufijve”mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se Berlini mbetet skepktik ndaj një zgjidhjeje të tillë. “Javët e shkuara kemi zhvilluar biseda të ndryshme dhe shpesh është thënë se ekziston frika e një efekti domino. Një frikë që e kemi percpetuar dhe kjo do të luaj rol. Ne – shtoi ministri gjerman – jemi skeptikë dhe diskret në këtë pikë”. Sipas shefit të diplomacisë gjermane, çështja “duhet të zgjidhet në një mënyrë të tillë që të mos krijohen problem të tjera shtesë përvec atyre ekzituese. Nëse korrigjimi i kufijve do të ofrohet si zgjidhje, ne jemi skepktikë dhe të përmbajtur”, theksoi ai. Thuajse që në nisje të debatit mbi idenë e një korrigjimi të kufijve apo të shkëmbimit të territoreve, mes Kosovës dhe Serbisë, Gjermania është pozicionuar kundër. Kancelarja gjermane Angela Merkel, mëse një herë është shprehur se “një marrëveshje e mundshme për ndryshimin e kufirit mund të kishte pasoja në pjesët tjera të rajonit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 20 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë